Skandali i shantazhimit, arrestohet vëllai i Paul Pogba

Nga A2 CNN
18 Shtator 2022, 14:01 | Futboll
Skandali i shantazhimit, arrestohet vëllai i Paul Pogba

Vëllai i Paul Pogba, Mathias Pogba, është arrestuar me akuzën se ka qenë pjesë e një komploti për të shantazhuar mesfushorin e Juventusit. Katër persona të tjerë janë vënë gjithashtu nën hetim për zhvatje dhe kërcënim.

Avokati i Mathias Pogba, Yassine Bouzrou, tha se klienti i tij është i pafajshëm dhe se do ta kundërshtojnë vendimin.

Në fillim të këtij muaji, prokuroria në Paris nisi një hetim gjyqësor mbi akuzat e Paul Pogba se ai ishte objektiv i tentativave për zhvatje dhe kërcënime nga një bandë e organizuar, ku theksoi se pjesëtar ishte edhe vëllai i tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/29/vellai-kercenon-se-do-te-nxjerre-te-palarat-e-pogba-mesfushori-e-denoncon-per-shantazh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos