
Inter shpërfytyrohet në Udine. Skuadra zikaltër u mposht 3-1 në transfertë, duke u përmbysur nga një Udinese që e nisi ndeshjen duke pësuar gol, por që dominoi të gjithë pjesën e mbetur të sfidës.
Barella kaloi në avantazh ekipin e drejtuar nga Simone Inzaghi, që në minutën e pestë, pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar në mënyrë perfekte.
Kthesa erdhi nga autogoli i Milan Skriniar, në minutën e 22-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 1-1.
Në pjesën e dytë, vendasit e kërkuan me ngulm golin dhe e gjetën në minutën e 84-t, me anë të Bijol, ndërkohë që ndeshjen e vulosi Arslan, në minutat shtesë.
Në këtë përballje, Kristjan Asllani nuk u aktivizua fare, me Simone Inzaghin që preferoi të zëvendësonte Mkhitaryan që në minutën e 30 me mesfushorin Gagliardini. (A2 Televizion)