Roberto Martinez emërohet trajneri i ri i Portugalisë

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 14:09 | Futboll
Roberto Martinez emërohet trajneri i ri i Portugalisë

Ish-trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, është emëruar si trajneri i ri i Portugalisë. Lajmin e konfirmoi Federata Portugeze e Futbollit, më 9 janar.

“E vlerësoj entuziazmin dhe ambicien me të cilën Martinez e ka pranuar festën tonë”, tha Presidenti i Federatës, Fernando Gomes, në një konferencë për mediat. “Ky është një moment i rëndësishëm për skuadrën kombëtare”.

Martinez vjen te Portugalia pas dështimit me Belgjikën në Botërorin e fundit, ku skuadra e tij, edhe pse pretendente, nuk arriti të dalë nga grupi. Ndërsa nën drejtimin e Fernando Santos, Portugalia u eliminua në çerekfinale kundër Marokut, mes shumë polemikave për lënien në stol të Cristiano Ronaldos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos