Bregu sërish protagonist, Skënderbeu thyen në fund Flamurtarin

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 16:09 | Futboll
Bregu sërish protagonist, Skënderbeu thyen në fund Flamurtarin

Skënderbeu mundi minimalisht Flamurtarin në Korçë, falë një goli në minutën e 89 të realizuar nga Dejvi Bregu. Meritë të madhe për golin e fitores pati edhe Gripshi, i cili pas një depërtimi personal në krah të majtë nxori të boshatisur pak centimetra larg portës Bregun.

Edhe pse mungoi loja e bukur, korçarët siguruan fitoren e dytë radhazi, pas asaj kundër Partizanit javën e kaluar, ku Bregu ishte gjithashtu protagonist me golin e tri pikëve. “Ujqërit e dëborës” gjithsesi vazhdojnë të qëndrojnë në gjysmën e dytë të renditjes, pasi kanë fituar vetëm 8 nga 19 ndeshjet e luajtura deri tani, në një kampionat zhgënjyes. Ndeshja e javës së ardhshme në fushën e Laçit do të jetë gjithashtu vendimtare për fatet e sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos