
Laçi tregoi edhe njëherë se është një ekip i vështirë për t’u mundur në këtë kampionat të Kategorisë Superiore,
Kurbinasit kanë dalë me një pikë në ndeshjen e radhës në transfertë përballë Vllaznisë me rezultatin 0-0 duke vazhduar të insistojnë për një vend në kupat e Europës për javën e ardhshme.
Duhet thënë se terreni i rënduar për shkak të reshjeve të shiut që kishin përfshirë qytetin e Shkodrës ndikuan në zhvillimin normal të këtij takimi.
Në ndeshjen tjetër të Kategorisë Superiore që u luajt këtë të shtunë, Skënderbeu fitoi përballë Flamurtarin me rezultatin 1-0 falë një goli të Bregut në fund të takimit. (A2 Televizion)