
Një 17-vjeçare u vra me armë zjarri mbrëmë në zonën e Laprakës në Tiranë.
Griselda Gjikolaj ndodhej në shoqërinë e 23-vjeçarit Erjon Benga kur dy persona të tjerë i qëlluan me armë, brenda automjetit ku ata po qëndronin. 17-vjeçarja ndërroi jetë në spital, ndërsa djali ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Benga rezulton me precedentë të mëparshëm penalë dhe para dy vitesh u arrestua për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Policia ka identifikuar njërin prej autoreve, por për arsye hetimore nuk e jep emrin e personit tashmë të shpallur në kërkim. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet një konflikt mes 23-vjeçarit Benga dhe autorit të ngjarjes. (A2 Televizion)