Atentat në Vlorë, qëllohet me armë zjarri një person

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 12:25 | Kronikë
Atentat në Vlorë, qëllohet me armë zjarri një person

Një person është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Vlorës, pak pas mesditës në zonën e ish-Kombinatit të peshkut.

Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri Tonin Ramaj, 33 vjeç, është qëlluar disa herë, teksa qëndronte i ulur në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Pavarësia”.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, teksa po kërkohet për autorin, i cili pasi ka qëlluar është larguar në këmbë.

“Vlorë/Informacion paraprak: Sot rreth orës 12:25, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.” (A2 Televizion)

NJOFTIMI I POLICISË SË VLORËS

A2 CNN Livestream

Latest Videos