Atentati ndaj Ndrecës, Berisha: Rama fshihet pas sulmit, e faktoi me heshtjen e tij

Nga A2 CNN
13 Prill 2023, 15:39 | Politikë
Atentati ndaj Ndrecës, Berisha: Rama fshihet pas sulmit, e faktoi me

Për Sali Berishën atentati ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca, është politik. Nga Kuvendi, Berisha tha se atentati kishte si qëllim marrjen e jetës së Ndrecës dhe për këtë gjë hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Kryeministrit Rama.

“Nuk ka kryeministër në botë nëse do ishte dorëjashtë, që nuk do dënonte në mënyrën më të fuqishme një akt të tillë, të dokumentuar mirëfilltas si krim politik, përveç atij që e ka porositur, përveç atij që është rikthyer te gjenet e etërve të tij. Dënoj heshtjen kriminale të Edi Ramës që faktoi se qëndron me këtë heshtje prapa këtij akti të vërtetë të terrorizmit shtetëror”, tha Berisha.

“Vizita e Escobar më pëlqeu”

Jashtë sallës plenare, gazetarët e pyetën për vizitën e të dërguarit amerikan, Gabiel Escobar, për të cilën Berisha tha se i kishte pëlqyer, ndonëse ai vetë ishte jashtë agjendës. Komenti i tij i referohej faktit se Rama injoroi takimin me zv.ndihmëssekretarin e Shtetit duke mos publikuar as edhe një foto me të, apo komente në mediat sociale, ndërsa Zëri i Amerikës nënvizonte se takimi mes tyre zgjati më pak se 30 minuta.

“Mua, ajo vizitë më pëlqeu. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigalin”, tha Berisha.

I pyetur se ku do të gjejë financime për fushatë, në një kohë kur të gjitha paratë nga shteti po i merr Alibeaj që njihet si kryetar i komanduar i PD-së, Berisha shmangu një përgjigje direkte: “Së shpejti do të njoftojmë një rregullore për përballimin e fushatës. PD-në po e financon fryma e fitores. Ka një frymë fitoreje kudo që shkon”.

Sipas tij, paratë e shtetit po shpërdorohen, pasi siç tha Alibeaj është peng i Ramës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/11/dy-persona-vendosin-tritolin-dalin-pamjet-nga-shperthimi-i-automjetit-te-kreut-te-rithemelimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos