
Pas raportimit vjetor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ndaloi të bisedonte me gazetarët në lidhje me krimet zgjedhore dhe përgatitjen e organit të akuzës në prag të fushatës elektorale.
“Është kërkuar të merren një sërë masash, që kanë të bëjnë me angazhimin e strukturave të prokurorisë në të gjithë fazën zgjedhore dhe paszgjedhore. Do të jetë një numër më i madh prokurorësh që bëhen pjesë e shërbimit të gatishmërisë, për të vlerësuar çdo situatë. Së dyti, do të ketë fokus për krimet zgjedhore, që tashmë do të kenë precedencë në trajtimin e tyre. Kjo bëhet për të pasur hetime të plota për të pasur një përgjigje të duhur të prokurorisë në atë se çfarë pritet në procesin zgjedhor”, tha Çelaj.
“Do të kemi 13 prokurori që do të angazhohen, pasi nga 1 maji nis aktiviteti i tyre me ndryshimin e hartës gjyqësore”, shtoi kryeprokurori. (A2 Televizion)