All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, ekstradohet nga Spanja 29-vjeçari

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 15:17 | Kronikë
Akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, ekstradohet nga
All - Paragraf - 1

Është ekstraduar këtë të diel nga Spanja në Tiranë shtetasi me iniciale G. M., 29 vjeç, banues në Reps.

Sipas policisë, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur, masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", “Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

All - Paragraf - 3

Sipas policisë, shtetasi G. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos