
Mësohet se një nga viktimat e atentatit me 3 të vdekur në Fushë Krujë këtë të diel është shtetasi Diklen Vata, ndërsa identitetet e dy personave të tjerë ende nuk janë bërë të ditur.
Mësohet se 30-vjeçari Diklen Vata ishte arrestuar nga policia në vitin 2017 në Tiranë për shpërndarje drogash të forta.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij në atë kohë tek zona e shkollës "Bajram Curri", i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.
Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike kokainë. (A2 Televizion)