Atentati në Krujë, policia: Janë plagosur dy të mitur

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 10:36 | Kronikë
Atentati në Krujë, policia: Janë plagosur dy të mitur

Policia e Krujës ka dhënë detaje të tjera mbi atentatin e ndodhur në Krujë, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur një person.

Sipas policisë, nga atentati i ndodhur në oborrin e banesës së Gentian Bejtjes, përveçse ka ndërruar jetë kunati i tij 29-vjeçar Ramazan Sino, janë plagosur edhe dy fëmijët e Bejtjes, 13 dhe 10 vjeç.

“Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa, si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/04/vritet-ne-oborrin-e-baneses-nje-46-vjecar-ne-kruje-plagoset-i-biri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos