Shoferja humb kontrollin dhe del nga rruga në Korçë – Ersekë, plagoset vetë, gjyshja, nipi dhe mbesa e saj

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 19:26 | Kronikë
Shoferja humb kontrollin dhe del nga rruga në Korçë –

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Ersekë, ku një 52-vjeçare, teksa drejtonte automjetin e saj, humbi kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur lehtë vetë drejtuesja e mjetit, gjyshja e saj dhe nipi e mbesa e saj, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës për marrjen e ndihmës mjekësore.

“Korçë/Informacion paraprak: Më datë 03.07.2023, rreth orës 18:15, në aksin rrugor Korçë - Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, Korçë, shtetasja H. K., rreth 52 vjeçe, banuese në fshatin Starje, Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip "Jeep", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesja shtetasja H. K. (gjyshja) dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në mjet (nipi dhe mbesa e drejtueses), të cilët ndodhen në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Korçës

A2 CNN Livestream

Latest Videos