
Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Unazën e Madhe të Tiranës, në Sauk.
Policia bën të ditur se automjeti me drejtues shtetasin F. H., është përplasur me motorin me drejtues shtetasin K. J.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur shtetasi K. J., 26 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)