
Ambientet e jashtme të një fabrike këpucësh në periferi të Durrësit janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës i cili sapo ka mbërritur pranë objektit. Fabrika ndodhet në unazë, në zonën e plazhit.
Roja i fabrikës i ndihmuar nga banorë të lagjes kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe ndalimin e përparimit të tyre drejt fabrikës. (A2 Televizion)