Atentati në Shkodër, 19-vjeçari u vra me breshëri plumbash, gjendet e djegur motoçikleta e autorëve

Nga A2 CNN
18 Shtator 2022, 21:44 | Kronikë

Shkodra u trondit sonte nga një tjetër atentat, për të cilin dalin detajet e para. Autoritetet policore bëjnë me dije se viktima e sotme është një shtetas i ri, 19-vjeçari Erjon Xhenje.

Vendndodhja e atentatit

Sipas dëshmive, viktima ndodhej në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në fund të bulevardit 'Bujar Bishanaku', kur u godit nga autorë të panjohur nga një breshëri plumbash.

https://a2news.com/2022/09/18/te-shtena-dhe-te-plagosur-ne-qender-te-shkodres/

Sipas dëshmive, autorë tu larguan me anë të një motoçiklete, e cila me gjasa është e njëjta që u gjet pak më tutje e djegur, pikërisht në lagjen “Guerile”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos