Një shtetas që dyshohet se kurohet me ilaçe depresioni ka dashur të parkojë makinën brenda në oborrin e Parlamentit, pasi ka menduar se ishte parkim.
Personi ka futur makinën, duke dëmtuar traun, dhe është shoqëruar në Komisariatin numër 1 të policisë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.
32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)