Atentati pa pistë zyrtare: Vrasësit u larguan në rrugën dytësore, qëlluan 19 herë me automatik

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 15:29 | Kronikë
Atentati pa pistë zyrtare: Vrasësit u larguan në rrugën

Atentatorët qëlluan plot 19 herë në drejtim të Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit. Grupi i ekspertëve tha për A2 CNN se vrasësit nuk kanë qëlluar paralel me automjetin, por në pjesën e pasme të tij nga ana e pasagjerit kjo për t’u siguruar se nuk do të dështonin ndaj objektivit të tyre.

Nga ana tjetër, policia ka mundur të ndjekë me kamera sigurie të bizneseve makinën e atentatorëve të cilët nuk përzgjodhën autostradën Tiranë- Durrës për t’u larguar, por rrugën dytësore mes zonës së Astirit.

Grupi hetimor ende nuk ka përcaktuar një pistë të saktë mbi ekzekutimin e dy të rinjve kjo për shkak se Mihasi ka qenë i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje.

https://a2news.com/2021/11/13/atentat-ne-tirane-vriten-me-bresheri-automatiku-dy-persona-gjendet-e-djegur-makina-e-autoreve/

Veç lidhjeve të tij me ish-efektivin e ekzekutuar në vitin 2019 në zonën e Porcelanit, Mihasi dyshohej edhe si person që kishte lidhje me bazën e armatimit në Yrshek të zbuluar pak kohë më parë, por që nuk u vërtetua kurrë.

Mihasi gjithashtu sipas policisë dyshohej se qëlloi me armë ndaj një hoteli në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Për ngjarjen, policia gjeti një automjet të djegur në zonën e Thumanës dhe dy armë automatike brenda tij. Makina ishte vjedhur në Greqi, ndërsa targat e saj në Tiranë disa muaj më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos