Shpërthim eksplozivi pranë një lokali në Shkodër

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 12:33 | Kronikë
Shpërthim eksplozivi pranë një lokali në Shkodër

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mëngjesin e së hënës pranë një lokali në zonën e Shkodrës, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Sipas policisë, lënda eksplozive artizanale ishte vendosur në lokalin në pronësi të shtetasit Gj.G, i cili ndodhet në buzë të rrugës në Malin e Shoshit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos