Identifikohen viktimat e atentatit në Astir, të dy me precedentë penalë

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2021, 20:37 | Kronikë

Janë identifikuar personat që humbën jetën mbrëmjen e së shtunës në një atentat në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas policisë, viktimat janë shtetasit Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, të dy me precedentë të mëparshëm penalë.

Mihasi mësohet të jetë arrestuar në vitin 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë.

Erigers Mihasi dhe Armando Dumani u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi ndërsa udhëtonin me makinën e tyre Audi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/13/atentat-ne-tirane-vriten-me-bresheri-automatiku-dy-persona-ne-nje-makine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos