Atletico mban gjallë kampionatin, por Barca vazhdon “marshimin”

Nga A2 CNN
9 Mars 2019, 21:40 | Futboll
Atletico mban gjallë kampionatin, por Barca vazhdon “marshimin”

Një gol i mesfushorit  Saul Niguez në fillim të pjesës së dytë, mundësoi fitoren e Atletico Madrid dhe mbajtjen ende gjallë të kampionatit spanjoll. Kryeqytetasit fituan një sfidë të vështirë ndaj Leganes, dhe tashmë ndodhen 7 pikë larg Barcelonës, protagoniste e një fitore tjetër me përmbysje kundër Rayo Vallecano të vendit të fundit.

Ndoshta duke nënvlerësuar sadopak sfidën, “blaugranat” kalojnë në dizavantazh falë një goli  “alla Ronaldo” të Tomas në minutën e 38-të, dhe mbyllin pjesën e parë me këtë rezultat të papritur.

Tifozët në Nou Camp nuk duhet të presin shumë për t’u çliruar nga tensioni. Në minutën 51, Gerard Pique me specialitetin e tij me kokë  barazon rezultatin, që vuloset më pas me një penallti të Leo Messi  në të 68-ën dhe një gol të bukur të Suarez (82’)  pas një kombinimi perfekt me Rakitic. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos