Bundesliga, Borussia i reziston “uraganit” bavarez

Nga A2 CNN
9 Mars 2019, 18:51 | Futboll
Bundesliga, Borussia i reziston “uraganit” bavarez

Me fitoren 3-1 ndaj një Shtutgarti në krizë të thellë,  kryesuesit e Borussia Dortmund arrijnë të mbajnë hapin e rivalëve të përjetshëm të Bayernit.  

Ndeshje jo e thjeshtë për djemtë e Lucien Favre, që në pjesën e parë nuk arritën të shënonin, dhe kalojnë në avantazh vetëm me një penallti të Marko Reus në minutën e 62-të.

Por Shtutgarti barazon në minutën e 74-t, duke futur Borussiën në ankthin e parakalimit nga bavarezët.

Makthi përfundon në minutën 84’ dhe ’90 me Paco Alcaser dhe Christian Pulisic, por ekipi verdhezi duket tepër i lëkundshëm ndaj një gjigandi si Bayern, që edhe sot shkatërroi një ekip i mirë si Wolfsburg me rezultatin tenistik 6-0. Protagonist Lewandoski me dy gola ( 37’, 85’), dhe Gnabry, Kimmich james Rodriguez dhe i pavdekshmi Thomas Muller.

Të dy ekipet ndodhet me barazim pikësh në kuotën e 58 pikëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos