
Atletika Botërore ka vendosur të ndalojë femrat transgjinore të konkurrojnë në kategorinë e femrave në garat ndërkombëtare.
Presidenti i organizatës, Lord Coe, shpjegon se asnjë atlet transgjinor që ka kaluar pubertetin mashkull nuk do të lejohet të marrë pjesë në garat e femrave nga 31 marsi.
Një grup pune do të ngrihet për të kryer kërkime të mëtejshme mbi udhëzimet për përshtatshmërinë e transgjinorëve.
Sipas rregullave të mëparshme, Organizata Botërore e Atletikës u kërkonte grave transgjinore të reduktonin sasinë e tyre të testosteronit në gjak në një maksimum prej 5nmol/L dhe të qëndronin nën këtë prag vazhdimisht për një periudhë 12-mujore përpara se të konkurronin në kategorinë e femrave.
Lordi Coe shtoi se vendimi ishte udhëhequr nga parimi kryesor që është mbrojtja e kategorisë femërore.
"Vendimet janë gjithmonë të vështira kur përfshijnë nevoja dhe të drejta konfliktuale midis grupeve të ndryshme, por ne vazhdojmë të mbajmë pikëpamjen se duhet të ruajmë drejtësinë për atletet femra", tha Lord Coe. (A2 Televizion)