Vjedh në dyqan, shmang burgun për shkak se është transgjinor

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 21:50 | Lifestyle
Vjedh në dyqan, shmang burgun për shkak se është transgjinor

Një transgjinor në Britaninë e Madhe, që u dënua me 6 muaj burg pasi kërcënoi shitësin e një dyqani me çekiç sepse donte të vidhte një shishe verë, nuk është burgosur dot pasi nuk u arrit të konfirmohet nëse është mashkull apo femër.

Leila Le Fey nuk ka një certifikatë për ndryshimin e gjinisë dhe autoritetet nuk e kanë të qartë nëse duhet ta dërgojnë në burgun e meshkujve apo atë të femrave.

Gjykatësi tha: “Në një situatë të tillë, unë shpresoj dhe besoj te rehabilitimi”.

Në këtë mënyrë, Le Fey do të ndjekë 30 seanca rehabilitimi në vend të 6 muajve burgim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos