Australi, erozioni rrezikon shembjen e qindra shtëpive

Nga A2 CNN
18 Korrik 2020, 13:52 | Bota
Australi, erozioni rrezikon shembjen e qindra shtëpive

Janë qindra shtëpi pushimi dhe banimi në bregdetin australian tashmë në rrezik nga eriozioni.

Deti ka shkatërruar totalisht kopshtet para tyre, ndërsa ditët e fundit edhe themelet e shtëpive janë gërryer totalisht, duke lënë në këmbë vetëm kolonat mbajtëse.

Shtëpitë në bregun lindor janë thuajse të shkatërruara e të shpallura të pabanueshme tashmë nga autoritetet, të gërryera deri në themele nga erozioni, i shoqëruar përgjatë të gjithë bregut edhe nga erëra të forta. Banorët janë evakuuar nga emergjencat civile, pasi shtëpitë mund të shemben nga momenti në moment.

Zyra e Meteorologjisë së Australisë ka kërkuar edhe ndërprerjen e çdo aktiviteti sportiv në det pasi ka paralajmëruar për shi dhe erërat më të forta ndër dekada, kryesisht në zonën e Bregut Lindor të Australisë, ndërsa qytetarëve i është kërkuar të qëndrojnë larg plazheve, së paku këtë fundjavë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos