
Festë në Brisbane teksa Australia ka fituar të drejtën për të organizuar Lojërat Olimpike për vitin 2032. Qytetit juglindor i rajonit të Queensland iu aprovua kërkesa për të qenë vendi organizator i eventit më të rëndësishëm sportiv pas 11 vjetësh.
Australia është stacioni ynë i së ardhmes komunikoi Tomas Bak, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Brisbane do të presë edhe aktivitet të mëdha sportive në vitet e ardhshme të tilla si Botërori i Basketbollit të femrave vjeshtën e ardhshme, apo Botërorin e futbollit të femrave në vitin 2023. Olimpiadat e tjera përpara saj janë Paris 2024 dhe Los Anxhelos 2028. (A2 Televizion)