Yuri Kim në Kushtetuese, ambasadorja e SHBA në Gjykatë pas plotësimit me 9 anëtarë

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 13:17 | Aktualitet
Yuri Kim në Kushtetuese, ambasadorja e SHBA në Gjykatë pas

Pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me 9 anëtarë, Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një takim me trupën e re të gjyqtarëve.

Pak ditë më parë Holta Zaçaj u betua në Presidencë për të zëvendësuar Vitore Tushën. Kjo vizitë e diplomates amerikane vjen edhe pak ditë pasi Kushtetuesja u shpreh për mandatin e Olta Xhaçkës duke rrëzuar vendimin e Kuvendit, i cili kishte votuar me votat e mazhorancës, për të mos e çuar këtë çështje në Gjykatë.

Gjithashtu Kushtetuesja duhet të zgjedhë edhe kryetarin e kësaj Gjykate, detyrë që deri më tani e ka mbajtur Vitore Tusha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos