
Serena Williams ia del të kualifikohet në gjysmëfinalet e Australian Open. Ylli i tenistit mposhti ish-numrin një në botë, rumunen Simona Halep në ndeshje të luftuar në të gjitha setet, e tashmë do jetë përballë japonezes Naomi Osaka.
23 herë fituesja e turneve “Grand Slam” i afrohet gjithmonë e më shumë finales ndërsa ëndërron trofeun e 24-t, me të cilin do të shkruante historinë duke barazuar tenisten më të titulluar të të gjitha kohërave, australianen Margaret Kort.
Titulli i fundit i Serena Uillimas është pikërisht “Australian Open” në vitin 2017. Në atë periudhë Serena do të mposhte në finale motrën e saj Venus Williams madje duke qenë shtatzënë me vajzën e saj Alexis. (A2 Televizion)