Tifozja që i tregoi gishtin e mesit tenistit Rafael Nadal gjatë ndeshjes së spanjollit ditën e enjte, shpjegoi pse e bëri atë gjest ndaj spanjollit.
Me emrin e rremë “Lisa”, gruaja shpjegoi gjithçka në programin australian “3AW”, duke thënë se fituesi i 20 Grand Slam-eve është shumë i mërzitshëm.
“Nuk më pëlqen fare Nadali. Mendoj se është shumë i mërzitshëm dhe bën përherë ato ritualet e veta para se të shërbejë. Unë isha në arenë sepse doja të shikoja ndeshjen Gauff-Svitolina, por rastisa te ndeshja e atij të mërzitshmit. Fakti që fotot e mia u bënë virale, tregon qartë sa të mërzitshme janë ndeshjet e Nadalit. Nëse ai nuk do të ishte i mërzitshëm, njerëzit nuk do të merreshin me një tifoze”, tha gruaja.
“Unë vetëm sa i thashë t’i linte ato prekjet e veshit e hundës dhe të shërbente shpejt. Kaq i thashë. Ai më pa dhe i tregova gishtin”, shtoi “Lisa”. (A2 Televizion)