Autoboti përfshihet në aksident dhe shpërthen në flakë, dhjetëra viktima në Siri

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 22:05 | Bota
Autoboti përfshihet në aksident dhe shpërthen në flakë,

Mbi 30 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që u regjistrua në Siri.

Një autobot që transportonte lëndë të djegshme u përplas me dy autobusë dhe disa mjete të tjera, përpara se të shpërthente në flakë duke iu marrë jetën kështu dhjetëra personave.

Ngjarja ndodhi në një rrugë urbane mes Damaskut dhe Homsit dhe mendohet se bilanci i viktimave mund të rritet për shkak të numrit shumë të madh të të lënduarve (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos