Koronavirusi, Italia numëron 5,7% të të vdekurve në botë, publikohen të dhënat e fundit

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 18:40 | Bota
Koronavirusi, Italia numëron 5,7% të të vdekurve në

Mbrojtja Civile në Itali ka publikuar të dhënat e fundit të situatës së krijuar nga koronavirusi. Sipas komisarit Angelo Borrelli numri i viktimave nga Covid 19 është rritur me 36 në 24 orët e fundit, duke arritur në 233 në total.

Të prekurit kanë shkuar në 5061, dhe lajmi i mirë është se, është rritur numri i personave të shëruar. Situata më e rënduar vijon të mbetet në Veneto dhe Lombardi.

Autoritetet në këto zona bëjnë thirrje për masa më shtrënguese për të mos lejuar virusin të përhapet dhe më tej. Momentalisht janë izoluar në karantinë më shumë se 1800 persona në të gjithë Italinë.

Vatikani gjithashtu iu bashkua masave të kërkuara për të luftuar koronavirusin dhe për këtë arsye të gjitha meshat do të mbahen vetëm përmes videove online. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos