Autobusi kalon në krahun tjetër të autostradës, 36 viktima

Nga A2 CNN
29 Shtator 2019, 08:11 | Bota
Autobusi kalon në krahun tjetër të autostradës, 36 viktima

36 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Kinë, ku një autobus u përplas me një kamion.

Autobusi kaloi dy barrierat ndarëse të autostradës dhe u përplas me kamionin që ecte në anë të kundërt në një autostradë në qytetin Yinxing në provincën Jiangsu.

Sipas raporteve paraprake, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një gomë e çarë e autobusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos