Autobusi me mësues bie nga ura, të paktën 10 viktima

Nga A2 CNN
31 Janar 2021, 07:41 | Bota
Autobusi me mësues bie nga ura, të paktën 10 viktima

Një autobus që transportonte mësues nga Havana për në provincën e Granma të Kubës, ra nga një urë pranë bashkisë së Guines.

Momentalisht raportohen 10 viktima, por bilanci mund të përkeqësohet më tej pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo u raportua nga agjencia kubane e lajmeve ACN.

Autoritetet po punojnë për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar pse shoferi humbi kontrollin e automjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos