Një autobus me turistë është aksidentuar në zonën e Kaprit në Itali duke shkaktuar vdekjen e shoferit dhe plagosjen e 23 personave, 4 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autobusi doli nga rruga dhe ra nga një lartësi duke u rrokullisur disa herë për të përfunduar më pas pranë një banese. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por dyshohet se shoferi ka pësuar një atak kardiak.
Forca të shumta të ekipeve të shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje dhe është dashur dhe ndërhyrja e helikopterëve për të dërguar të aksidentuarit rëndë në spital. (A2 Televizion)