Të paktën 20 persona humbën jetën në një aksident rrugor në Pakistan, pasi një autobus që po lëvizte me shpejtësi u përplas me një autobot me karburant, i cili shpërtheu më pas në flakë.
Sipas autoriteteve, ngjarja u regjistrua në qytetin Multan, ndërsa 3 autobusë po bënin garë me njëri tjetrin.




6 persona arritën të mbijetonin në këtë aksident të tmerrshëm, ku u desh ndërhyrja e dhjetëra zjarrfikësve për të vënë flakët në kontroll. (A2 Televizion)