Një aksident rrugor me pasojë vdekjen, ka ndodhur përgjatë aksit rrugor Elbasan-Librazhd.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Mengël, aty ku për shkaqe ende të papërcaktuara, mjeti i drejtuar nga shtetasi R.M ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Viktima ka humbur jetën në vendngjarje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)