
Policia e Lezhës ka njoftuar se ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili ditën e djeshme kishte aksidentuar për vdekje një 71-vjeçar dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M. D., banues në Torovicë të Lezhës.
I riu akuzohet për "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "largim nga vendi i aksidentit". (A2 Televizion)