
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar këtë pasdite në fshatin Torovicë të Lezhës.
Sipas Policisë, një mjet tip Mercedes-Benz ka përplasur një këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. (A2 Televizion)