All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Autoritetet amerikane në alarm, pako e dyshimtë pranë ambasadës ruse

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 08:01 | Bota
All - Paragraf - 1

Një pako e dyshimtë e vendosur pranë ambasadës ruse në Uashington ka ngritur në këmbë autoritetet amerikane dhe ekipet e emergjencës.

Dhjetëra forca policie, së bashku me zjarrfikës e xhenierë të ushtrisë mbërritën në vendngjarje pas lajmërimit dhe rrethuan zonën.

All - Paragraf - 3

Pakoja është asgjësuar ndërkohë që ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse brenda saj kishte material të rrezikshëm që mund të rrezikonte jetën e diplomatëve rusë apo kalimtarëve të rastit.

Ngjarja vjen pasi një letër-bombë shpërtheu pranë Ambasadës së Ukrainës në Spanjë, ndërkohë që letra të tjera kërcënimi ishin dërguar dhe në disa përfaqësi të tjera ukrainase nëpër botë. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos