Autoritetet gjermane: Kemi provat, Navalny është helmuar nga pluhuri vdekjeprurës

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 16:19 | Bota
Autoritetet gjermane: Kemi provat, Navalny është helmuar nga pluhuri

Sipas autoriteteve gjermane, nuk ka më dyshime. Alexej Navalny, një nga disidentët më të njohur të regjimit të Vladimir Putin në Rusi, është helmuar.  Jo vetëm, por elementi i përdorur është një nga armët biologjike më vdekjeprurëse të gjitha kohërave, i quajtur Novichok.

Lajmi vjen nga Steffen Seibert, zëdhënësi i qeverisë gjermane. Novichok është një armë kimike që prek në veçanti sistemin nervor dhe që është prodhuar zyrtarisht nga Bashkimi Sovjetik nga viti 1971 deri në 1993.  

Helmi është përdorur shpesh herë në disa nga rastet më të errëta të viteve të fundit, ku kanë ndërruar jetë disa nga figurat opozitare më të njohura ndaj Moskës, si në rastin e Sergei and Yulia Skripal në Britani, në marsin e vitit 2018.

https://a2news.com/2020/08/21/dyshimet-per-helmim-rusia-lejon-dergimin-e-navalny-per-mjekim-ne-gjermani/

Gjermania deklaroi se provat janë të pamohueshme tashmë dhe kërkojnë “një shpjegim nga Moska”, sipas deklaratës së zëdhënësit gjerman.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos