Përpara se të vriste dy protestues në Kenosha, adoleshenti goditi me grusht një femër

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 09:09 | Bota

Një video e postuar orët e fundit tregon se si adoleshenti që vrau dy protestues në Kenosha (SHBA), ka goditur me grusht disa herë një femër.

Pamjet janë xhiruar në 1 korrik, disa javë përpara se 17-vjeçari Kyle Rittenhouse të vriste dy protestues të “Black Lives Matter” me një AR-15.

https://a2news.com/2020/09/01/vrau-dy-persona-gjate-protestave-trump-mbron-17-vjecarin/

Videoja nis me dy femra që debatojnë ashpër me njëra-tjetrën, ndërkohë që Rittenhouse dhe disa djem të tjerë thjesht po shikojnë. Pas disa sekondash, situata rëndohet dhe vajzat nisin të përleshen. Këtu përfshihet edhe 17-vjeçari, që shihet duke goditur me grusht njërën nga vajzat.

Dy djem që po xhironin skenën nga makina, dalin dhe mundohen të ndalojnë Rittenhouse. Disa prej tyre edhe e godasin duke e hedhur në tokë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos