Avantazh galopant i Benet Becit në Shkodër, harta nuk ndryshon më ngjyrë

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 12:13 | Politikë
Avantazh galopant i Benet Becit në Shkodër, harta nuk ndryshon më

Ka shkuar në 10 mijë vota avantazhi i kandidatit socialist, Benet Beci, në Shkodër përballë kryebashkiakut aktual Bardh Spahiu.

Tashmë në KZAZ-të e kryeqendrës së veriut janë numëruar 221 qendra votimi nga 247 në total që ka kjo bashki dhe diferenca e krijuar vështirë të ngushtohet me kutitë e mbetura.

Shkodra ishte një prej synimeve të mazhorancës në këto zgjedhje, duke qenë se socialistët nuk e kishin drejtuar asnjëherë qytetin që pas rënies së komunizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos