Kryeministri Edi Rama duket i lumtur pasi Partia Socialiste, teksa numërimi vijon ende, është në avantazh në garën për Shkodrën, bastionin e përhershëm të demokratëve.
Në një postim në mediat e tij sociale, Rama bashkë me një video me pamje nga kryeqendra e veriut, shkruan: "Nadja e mir o Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër. I love you."
Sipas të dhënave të afishuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani, Benet Beci i Partisë Socialiste numëron 30.460 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kryebashkiaku aktual Bardh Spahia, ka siguruar deri më tani 20.208 vota.

Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme të vitit që lamë pas Bardh Spahia e fitoi Shkodrën me 20.125 vota, ose 43.67 %, i pasuar nga kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni e cila siguroi 18.205 vota, ose 39.51 %. (A2 Televizion)
