Lefter Maliqi pranon humbjen, por “shpërthen” në akuza: Më kanë vjedhur!

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 11:50 | Politikë
Lefter Maliqi pranon humbjen, por “shpërthen” në akuza:

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka reaguar ashpër ndaj rezultatit të zgjedhjeve, teksa ka akuzuar kundërshtarin e tij se ka blerë votat.

Ai deklaroi se votat janë manipuluar nga deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku por nuk ngurroi të akuzonte edhe Policinë e Shtetit, duke e bërë bashkëfajtore në këtë rezultat.

Maliqi shtoi se ai ka vënë në dijeni për të gjitha këto shkelje edhe OSBE/ODIHR-in, ndërsa tha se do t’i shkojë deri në fund kësaj, duke mos u dorëzuar deri në daljen e rezultatit real.

Kujtojmë se, diferenca e votave mes Maliqit dhe kandidatit socialist është pak më shumë se 200 vota. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos