Avioni bën ulje të detyruar, Kobra vdekjeprurëse kishte hipur në kabinë

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 07:44 | Bota
Avioni bën ulje të detyruar, Kobra vdekjeprurëse kishte hipur

Duhet të ishte një fluturim si gjithë të tjerët për një pilot në Afrikën e Jugut, kur në lartësinë 11 mijë metra pikasi një pasagjer shtesë në kabinën e tij.

Në fakt, nuk bëhej fjalë për një njeri, por për një gjarpër Kobra që ishte vendosur poshtë sediljes së tij, pa e pikasur.

“Për të qenë i sinqertë, truri im u bllokua në ato momente dhe nuk dija çfarë të bëja. Ishte një moment frike kur ndjeva zvarranikun mbi këmishën tim, pasi në fillim mendova se po më derdhej uji që kisha në sedilje”, tregon piloti.

Ai menjëherë e ktheu mjetin fluturues që mbante 4 pasagjerë të tjerë plus gjarprin dhe bëri një ulje emergjente në aeroportin e Bloemfontein në Pretoria.

Një pickim nga një gjarpër Kobër është vdekjeprurës dhe mund të vrasë dikë në vetëm 30 minuta, kështu që duke mos dashur të shkaktojë panik, Erasmus mendoi me kujdes përpara se t'u thoshte me qetësi pasagjerëve që ishin në bord për "udhëtarin" e padëshiruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos