Avioni i rrëzuar në Etiopi, gjendet kutia e zezë me regjistrimet audio

Nga A2 CNN
11 Mars 2019, 17:30 | Bota
Avioni i rrëzuar në Etiopi, gjendet kutia e zezë me regjistrimet

Hetuesit në Etiopi kanë gjetur kutinë e zezë që përmban regjistrimet audio brenda kabinës së pilotit dhe të dhëna të tjera për avionin që u rrëzua të dielën.

Pajisja do të ndihmojë hetuesit të zbardhin shkaqet e ngjarjes tragjike, nga e cila humbën jetën 157 persona.

Avioni i kompanisë amerikane “Boeing” po fluturonte drejt kryeqytetit të Kenias dhe u rrëzua vetëm 6 minuta pas nisjes nga aeroporti Adis Ababa në Etiopi.

Viktima ishin nga 30 kombësi të ndryshme. Përpara rrëzimit, piloti i avionit kishte raportuar për vështirësi në fluturim dhe kërkoi të rikthehej në aeroport.

Ndërkaq, kompania ajrore që menaxhonte mjetin fluturues tha se kishte kryer kontrolle të rrepta mirëmbajtjeje përpara udhëtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos