Avioni më i madh në botë me ndihma për koronavirusin mbërrin në Poloni

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 22:50 | Bota

Mbërrin në Poloni ngarkesa më e madhe me pajisje mjekësore nga Kina për të ndihmuar disa vende të Evropës në përballimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Avioni më i madh i transportit të mallrave Antonov An-225 Mriya u nis nga aeroporti ndërkombëtar i Tinjian në Kinë, me 250 tonë pajisje mjekësore dhe pritet të mbajë dhe një tjetër fluturim të ngjashëm.

Fluturakja gjigande e kontraktuar nga qeveria polake ishte ngarkuar me 7 milionë maska kirurgjikale si dhe mbrojtëse për fytyrën dhe veshje të posaçme për mjekët.

Disa vende e kanë falënderuar Kinën për ndihmesën që po jep ndërsa të tjera e kanë konsideruar atë si pjesë të “diplomacisë maskë” që ajo përdor për të riparuar imazhin e dëmtuar që pas shpërthimit të krizës së koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos