Avioni përfshihet nga turbulenca, tmerr brenda në kabinë

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 16:01 | Bota

Pamje të frikshme janë bërë virale në rrjetet sociale të kapura brenda një avioni nga Angola në Portugali. Avioni është përfshirë nga turbulencat e forta dhe për pasojë 10 pasagjerë kanë mbetur të lënduar.

Në pamjet e bëra virale, te cilat janë publikuar nga një pasagjere e avionit, tregohem momentet e frikës që përfshijnë pasagjerët e avionit, ndërsa shumë objekte shpërndahen gjithandej në avion.

Menjëherë sapo avioni u ul në Lisbonë, pranë tij mbërriti një ambulancë e cila transporti në spital 8 nga pasagjerët e lënduar. Për fat të mirë, në bordin e avionit ishte edhe një mjek, i cili i dha ndihmën e parë personave të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos