Kandidati për deputet i jep ndihmën e parë një gruaje të aksidentuar, masazh kardiak e frymëmarrje artificiale, por nuk mjafton

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 14:43 | Bota

Një kandidat për deputet i partisë AK në Turqi ka dhënë ndihmën e parë mjekësore ndaj disa personave të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë, që ndodhi në qytetin e Afyonkarahisar.

Hasan Arslan, i cili ishte duke udhëtuar me autokolonën e tij zgjedhore në të njëjtën rrugë, e ndali menjëherë makinën për t’iu gjendur pranë të plagosurve.

Madje, njërës prej pasagjereve në mjetin e aksidentuar, e cila ishte bllokuar brenda, ai i bëri masazh kardiak dhe frymëmarrje artificiale, pasi ajo ishte në gjendje të rëndë mjekësore, ndërsa ka pritur ardhjen e ekipeve të emergjencës.

Ndërkohë, ai ka ndihmuar edhe të plagosur e tjerë që të futen brenda në ambulanca për t’u dërguar më pas në spital.

Nga ky aksident i rëndë mbetën të plagosur shtatë persona, ndërsa pasagjerja, të cilës kandidati i dha ndihmën e parë, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos