Avioni që shpërndan ujë të bekuar

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 21:17 | Lifestyle

Një Kishë katolike në qytetin Lafayette në Louisiana ka zgjedhur mënyrën më origjinale për të bekuar besimtarët e saj dhe tokat me rastin e Krishtlindjes.

At Matthew Barzare përdori një avion të vogël që zakonisht shpërndan pesticide apo fertilizuesit, për të sjellë mbarësi për tokat dhe besimtarët e Lafayette me anë të ujit të bekuar.

“E gjitha kjo u bë për të përhapur bekimin në një zonë më të gjërë”, tha prifti duke treguar se i kërkoi pilotit që të shpërndante ujin e bekuar në shkolla, dyqane dhe vende që frekuentohen nga komuniteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos